Gjeta: Rama nuk qeverisë por menaxhon, e vështirë të shohësh sa ka arritur gjatë mandatit
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, politologu Altin Gjeta, ka komentuar situatën politike në vend, dhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme për mediat.
Gjeta, është shprehur se 30 vitesh Shqipëria ka pothuajse të njëjtë njerëz në krye të pushtetit dhe kjo sipas tij, nuk është një sinjal i mirë për të ardhmen demokratike të vendit.
"Pas 30 vitesh Shqipëria ka pothuajse të njëjët njerëz në krye të pushtetit dhe kjo nuk është një sinjal i mirë për të ardhmen demokratike të vendit. Në regjime të tilla hibride siç është Shqipëria, ku lëvizet në një teh të hollë, mes demokracisë autoritazimit, është e vështirë të mbahen zgjedhje të lira të ndershme dhe është e vështirë të thuhet se qeveritë, mazhoranca përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.
Është bërë e pamundur që shqiptarët të shkojnë t qetë në kutitë e votimit , për të zgjedhur alternativë që ata mendojnë se do të qeverisë më mirë. Unë mendoj se qasja jonë ndaj regjimit komunist, ndaj të shkuarës komuniste , ndaj krimeve të regjimit, komunist, ka qenë një qasje e pamjaftueshme ose më saktë ne nuk jemi ndarë nga e shkuara komuniste. Ajo çka ne përjetojmë sot në Shqipërinë e 2021, në mënyrën se si bëhet politikë, se si trajtohen institucionet publike në fakt , janë thjesht simptoma të regjimit komunist, që në vitin 1990 unë nuk mendoj se ra përfundimisht, por pati një lloj transferimi."
Më tej, është shprehur se Kryeministri Rama nuk qeverisë por menaxhon në pushtet, teksa shton se jatë viteve që ka qenë në krye të qeverisë nuk ka ndjekur qoftë edhe një politikë të vetme.
"Rama në fakt nuk qeverisë, Rama menaxhon në pushtet . Ky nuk është një problem që e ka manifestuar vetëm kryeministri Rama por edhe Kryeministra të tjerë. Mendoj se Rama është njeriu i cili që në të gjithë veprimtarinë e tij politike është qetësuar më së pari për menaxhimin e shtetit por qeverisjen e vendit. Dhe jo vetëm 4 vitet e shkuara , por në 8 vitet së bashku është e vështirë të thuash se çfarë ka arritur Rama . Cilat kanë qenë politikat strategjike që ai ka ndjekur gjatë këtyre viteve në pushtet. Cilat kanë qenë politikat strategjike që a ka ndjekur gjatë këtyre viteve në pushtet. Unë e kam të vështirë t’i identifikojë sa politika, ose qoftë edhe një politikë të vetme të tij.
E gjithë qeverisja e Ramës është shoqëruar nga ndërmarrje piari, marrëdhënie publiku, menaxhim pushteti, nga administrim pushtetit, por në asnjë moment nga reforma strukturore të cilat do të ndryshonin thelbësisht jetën e qytetarëve, por është marrë masat administrative, me disiplinimin e shtresave më vunerabël të Shoqërisë, favor të pak njerëzve në Shqipëri."- shprehet ai.
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Anila Kolgjini.
