Kutia e matësave elektrike u përfshi nga zjarri, alarmohen banorët e pallatit në Lezhë

Kutia e matësave elektrikë në një pallat në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë u përfshi nga flakët e zjarrit gjatë natës.

Kjo situate krijoi frikë dhe panik te banorët, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve u bë e mundur vënia nën kontroll e flakëve pa u përhapur në gjithë godinën në të cilën jetojnë shumë familje.


Si shkak i zjarrit u ndërpre enegjia elektrike në të gjithë zonën për disa orë.