Afganët 1 vit në Shqipëri/ Gjeta: Çështja e Afganistanit komplekse, ndërhyrjet e ndërkombëtarëve kanë dështuar
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, politologu, Altin Gjeta, ka komentuar ardhjen e afganëve në vendin tonë që tashmë janë marrë në mbrojtje për një vit nga 7 Ministra të vendit tonë.
Ky vendim u mor sot nga qeveria.
Ndërkohë Gjeta thotë se çështja e afganistanëve është një debat publik dhe jo politik, për mundësitë që ka Shqipëria për të strehuar refugjatët.
Gjeta thekson se ndërhyrja e ndërkombëtarëve tek shtetet që janë në luftëra civile ka dështuar.
"Nuk ka një debat politik, por një debat publik, i cili është i natyrshëm , sepse tërheqja e SHBA dhe faktori ndërkombëtar nga Afganistani, ka qenë ngjarja më e rëndësishme e javëve të fundit në botë. Shqipëria është vënë anëtare e NATOS-, dhe në këtë kuptim pa diskutim që është një eveniment që do ta prk edhe Shqipërinë. Ka një debat publik mbi mundësitë e Shqipërisë për të strehuar qytetarët afganë apo shtetasve të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar me SHBA, me faktorin perëndimor në Afganistan për të ndërtuar një shtet si pas modelit perëndimor atje.
Megjithatë mendoj se debate politik mungon sepse ka një konsensus në tërësi, për detyrimet e Shqipërisë por edhe për gatishmërinë e vendit për të marrë disa përgjegjësi sipas mundësive që ajo ka për të strehuar apo mbrojtur qytetarë afganë që janë të rrezikuar nga regjimi talibanë dhe në mungesë të një debati politik mes mazhorancës dhe opozitës sepse lideri I PD e mbylli diskutimin publik me shprehjen e dakordësisë që në krye të herës, për marrjen e disa përgjegjësive të Shqipërisë për këtë çështje, mendoj se aty u mbyll debati.
Por Rama, kryeministri, i cili ka jetuar dhe e bazon qenien e tij në pushte nëpërmjet konfliktit, ka tentuar të nxisë debat, për t’i dhënë më shumë rëndësi akte të tij, në një ngjarje që do ishte normale për Shqipërinë. Rama ka qenë më i interesuar për të nxitur një debat fallso , në mënyrë që ai të dalë si shpëtimtar i situatës.
Përsa i përket çështjes së afganistanëve është një çështje komplekse. Ndërhyrjet ndërkombëtare, në vendet që janë në konflikt , apo dalin në konflikte civile, për të ndërtuar shtete sipas modelit perëndimor, janë ndërmarrje jashtëzakonisht komplekse, që në tërësinë e tyre kanë dështuar si pasojë e disa faktorëve, faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Modeli liberal i importimit të demokracisë në vendet që nuk kanë një traditë perëndimore, kanë kontekste sociale, politike, krejt të ndryshme nga shoqëritë perëndimore, duket se kanë dështuar.
Është paradigmë e cila është në fundin e saj , paradigmë që u ndërtua në fillim të viteve ’90. Jemi në një moment që duket se ky projekt ambicioz ka dështuar. Siç e thashë kjo ka ardhur si pasojë e vet modelit që nuk gjen përgjigje në shoqëritë që tenton të aplikohet, në rastin konkret në Afganistan por edhe në Shqipëri. Shoqëri të tilla si Afganistani, por edhe Shqipëria, janë shoqëri të cilat nuk kanë qenë në gjendje që të përthithin modelet e ndërtimit të institucioneve të shteteve modern perëndimore. Janë përfaqësuar nga elita lokale që ka vendosur interesat personale të pushtetit mi interesat kombëtare. I kanë shtrembëruar politikat ndërkombëtare."- shprehet ai.
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Anila Kolgjini.
