Talibanët dalin xhiro me helikopterin amerikan

Ndërsa situata  në Agfanistan paraqitet e rënduar për të dytën javë  radhazi, militantët talibanë morën një helikopter amerikan, për të bërë xhiro.

The Sun raporton se talibanët morën helikopterin amerikan 'Black Hawak'  nga forcat qeveritare afgane, ku sekuestruan 200 mijë armë zjarri.

Deri më tani talibanët kanë sekuestruar  nga ushtria afgane 13 miliardë dollarë armë dhe automjete të braktisura, përfshirë 200,000 armë zjarri dhe 20,000 automjete  Humvees .

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë frikë se ka rreth 150 helikopterë dhe aeroplanë për kryengritësit talibanë, duke përfshirë 45 helikopterë UH-60 Black Haëk.

Pamjet në mediat sociale duket se tregojnë militantët duke marrë një helikopter Black Hawk për një xhiro pranë Kandahar, transmeton MailOnline .

Nuk dihet nëse militantët janë trajnuar për të drejtuar helikopterin.