Kaosi në derbi, Nice luan një ndeshje pa tifozë. Pezullohet asistenti i Sampaolit
Një ndeshje me dyer të mbyllura për Nice është vendimi i Komisionit të Disiplinës në Ligue 1 për trazirat në derbin ndaj Marseille.
Autoriteti i drejtësisë sportive në Francë dha dënimet e para për shfaqjen e shëmtuar që ndodhi në “Allianz Riviera” ku pati një invazion të tifozëve vendas dhe përleshje por këto vendime janë vetëm fillimi.
Gjithashtu, asistenti i Jorge Sampaolit, Pablo Fernandez, i cili u kap nga kamerat duke goditur një tifoz të Nice, është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës për një afat të pacaktuar dhe nuk i lejohet të futet në asnjë stadium, shkruan Ora News.
Gjithsesi, këto janë vetëm pjesa e parë e masave më shumë nga ana disiplinore e skuadrave por e gjithë ngjarja është nën hetim dhe do të ketë një denim më të rëndë për sjelljen e tifozëve në fushë, sjelljen e lojtarëve e gjithashtu edhe për rezultatin e ndeshjes i cili për momentin nuk përfshihet në renditje.
