Dëmtim i rëndë për Kristal Abazajn, humbet gjysmën e sezonit në Turqi
Kristal Abazaj ishte kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Istanbulspor në ligën e parë turke ku veç sezonit të mirë vitin e kaluar këtë vit po bëhej protagonist. Sot lojtari njoftoi një lajm aspak të mirë që ndal vrullin e madh të tij në Turqi për shkak të një dëmtimi serioz.
Mesfushori ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë në stërvitje, dëmtim tepër i rëndë që zakonisht kërkon 6 muaj kohë për t’u rehabilituar plotësisht dhe ndoshta 7 për të rigjetur formën më të mirë, shkruan Ora News.
“Ditën e djeshme në stërvitje pësova dëmtimin më të rëndë të karrierës time si futbollist. Pas disa vizitave doli përgjigja që kam këputur ligamentin në gjurin e djathë. Ky dëmtim do më marrë kohë, por jo dëshirën, forcën e vullnetin për tu rikthyer më i fortë se kurrë’’, ishte njoftimi i Abazajt në Instagram.

25-vjeçari ka kontratë deri në 2023 me klubin turk dhe tashmë pritet që në Marsin e ardhshëm ai të rigjejë fushën teksa sezonin e kaluar arriti të shënonte 4 gola dhe të furnizonte me 6 asiste lojtarët e skuadrës.
