Video/ Jo vetëm meshkujt zihen në fushën e lojës, sherr masiv mes femrave në një ndeshje futbolli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 15:55
Shpesh jemi mësuar të shohim përplasje fizike në futbollin e meshkujve, por kësaj here protagonist është bërë futbolli i femrave.
Ndeshja midis Centellas de Necaxa-Puebla Femenil nuk përfundoi në mënyrën më të mirë kur ndodhi një incident në fushën e stadiumit Victoria.
Gjithçka ndodhi në minutën e fundit të takimit, ku pas një faulli në limitet e zonës së penalltisë, dy futbollistet kundërshtare rrëzuan keq njëra-tjetrën, duke pasur më pas me një sherr masiv ku morën pjesë futbollistet e të dyja ekipeve.
Gjyqtari largoi nga fusha 2 futbolliste me karton të kuq.
Pamjet janë bërë virale duke nxitur reagimin e shumë tifozëve për shembullin jo të mirë që jep ky rast pasi sherri u bë pjesë dhe e futbollit të femrave.
