Tirana bën tjetër aferë me Legian e Varshavës. Shet mesfushorin Çelhaka
Në prag të startit të Superiore, Tirana shet një tjetër talent të saj. Mësohet se mesfushori Jurgen Çelhaka do të transferohet në Poloni te Legia e Varshavës, ekip të cilit pak muaj më parë Tirana i shiti edhe një xhevahir si Ernest Muçi, shkruan Ora News.
Mediat polake dhanë lajmin ku sipas tyre ka një akord mes klubeve për mesfushorin 20-vjeçar i cili do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Polonisë.
Këta të fundit kishin nevojë për një alternativë në mesfushë pas humbjes së një prej lojtarëve kryesor si Bartosz Kapustka për shkak të një dëmtimi serioz dhe emri i preferuar për drejtuesit e klubit ishte Çelhaka.
Ditët në vijim do të zbulohet edhe shifra që do të përfitojë Tirana teksa duket se lojtarët bardheblu po pëlqehen dhe po bindin në një ekip si Legia e Varshavës.
