Ronaldo dëmtohet por asgjë serioze. Portugezi pret ofertën nga Man. City

Në kulmin e zërave të merkatos, Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim duke ndërprerë stërvitjen me bardhezinjtë. Lojtari portugez alarmoi stafin teksa në testin brenda familjes ai pësoi një goditje në krah dhe u shoqërua nga stafi jashtë fushës së blertë ku u përplas me Alex Sandro.

Nga klubi bardhezi njoftojnë se asgjë nuk është serioze dhe se ai mund të jetë gati në ndeshjen ndaj Empolit e cila ndoshta do të jetë edhe paraqitja e fundit e tij me Juventusin, shkruan Ora News.

Për portugezin shihet vetëm Man. City si opsioni më i mundshëm, në fakt i vetmi që mund të përballojë një kosto të madhe financiare që shoqëron transferimin e tij.

Juventusi kërkon 30 mln Euro për kartonin e tij pasi 28.8 mln Euro vlen ende në bilanc dhe nuk mund të lejohet një minus në buxhet dhe kryesorja, 57 mln Euro bruto paguan Zonja e Vjetër page për të, shifra që Man. City nuk mund t’i përballojë edhe pse ka buxhet  për blerje.

Pengesa e tretë është edhe fakti që janë pak ditë deri në mbylljen e merkatos dhe Juventusi nuk mund të gjejë një zëvendësues në lartësinë e tij në një kohë kaq të shkurtër. Gjithçka mund të ndodhë por duket tejet e vështirë.