Infantino apel Anglisë e Spanjës: Mos pengoni lojtarët që të përfaqësojnë vendin e tyre
Premier League dhe La Liga i kanë shpallur “luftë” FIFA-s lidhur me ndeshjet e kombëtareve ku qeveria e futbollit botëror ka zgjatur me 2 ditë kohën e ndeshjeve për zonën Latine që do të thotë se lojtarët e grumbulluar me përfaqësueset do të duhet të qëndrojnë më shumë seç duhet larg klubeve.
Menjëherë Premier League dhe La Liga bllokuan largimin e tyre, afro 60 Anglia dhe 30 Spanja ndërsa tani ka zbritur në aksion edhe kreu i FIFA-s, Gianni Infantino. Përmes një reagimi zyrtare, numri 1 i futbollit kërkon që këto Liga lënë të lire lojtarët e tyre që të përfaqësojnë kombëtaret në futboll.
“Së bashku ne jemi përballur me probleme të mëdha në të kaluarën dhe duhet të vazhdojmë t'i bëjmë në të ardhmen. Disponueshmëria e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare është një çështje me urgjencë dhe rëndësi të madhe. Unë jam mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar nga shumë futbollistë në këtë kohë të vështirë dhe apeloj për solidaritet me çdo federatë futbolli për të bërë atë që është e drejtë dhe e barabartë për futbollin botëror. Shumë nga lojtarët më të mirë në botë luajnë në Angli dhe Spanjë dhe ne besojmë se këto vende ndajnë gjithashtu një përgjegjësi për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin sportiv të garave në të gjithë botën. I shkruajta kryeministrit britanik Johnson për kufizimet e karantinës për lojtarët që do të kthehen në Angli nga vendet e listës së kuqe dhe i kërkova atij mbështetjen e nevojshme në mënyrë që këta lojtarë të mos privohen nga mundësia për të përfaqësuar vendin e tyre në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022. Unë sugjerova zbatimin e një qasjeje të ngjashme me atë të miratuar nga qeveria britanike në finalet e EURO 2020 në funksion të ndeshjeve të ardhshme ndërkombëtare. Së bashku, ne tashmë kemi treguar shumë solidaritet dhe unitet në luftën kundër Covid-19. Sot i kërkoj të gjithëve të bëjnë gjithçka që është e mundur për të vënë në dispozicion lojtarët ndërkombëtarë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës”, përfundoi mesazhin e tij kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, shkruan Ora News.
