Vuçiç mbron kryetarin e Zvecanit: Masakra e Reçakut trillim i shqiptarëve, Todosijeviq tha të vërtetën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka dalë në mbrojtje, Kryetarit të Zvecanit, Ivan Todosijeviq për deklaratën se masakra e Reçakut ka qenë trillim i shqiptarëve.
Vuçiç tha se e drejta për opinion të lirë dhe gjykim është shkelur brutalisht dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian t'i thotë Prishttinës se ata duhet t'i përmbahen asaj që kanë nënshkruar dhe pranuar.
"Një serb nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, Ivan Todosijeviç, u dënua me dy vjet burg me një vendim përfundimtar vetëm sepse tha të vërtetën. E vërteta për Reçakun, e vërteta për gjithçka që i ndodhi popullit serb," tha Vuçiç në një video, raporton tanjug.
Vuçiç vuri në dukje se Todosijeviq u dënua nga gjyqtarët shqiptarë, edhe pse sipas marrëveshjes së Brukselit, ai duhej të gjykohej nga dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptar.
