Vrasja e 18-vjeçares, Kurti: Vrasësi nuk ka njohur asgjë nga Mariogna veç moshës së saj, ai nuk ka parë asgjë të bukur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e qeverisë sot, duke mbajtur një fjalim për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, e cila u la e vdekur në spital nga partneri dhe shoku i tij.
Kurti thotë se situata shoqërore është e jashtëzakonshme dhe se nuk duhet të lejojmë që kujtesa të mbushte me emra të tjerë vajzash e grash, viktima të sjelljes barbare.
"Me formën më të rëndë dhe më mizore u shfaq dhuna mbi vajzën, mbi gruan, mbi Marigonën, së cilës ia dhamë lamtumirën e fundit dje. Ne sërish u ndiem të pafuqishëm përballë një vdekje të jashtëzakonshme. Unë nuk guxoj t’i mendoj orët e tmerrshme të fundit të jetës së një vajze të brishtë e të re. Nuk guxoj,. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat dhe na bien fuqitë. Vrasësi nuk ka njohur asgjë nga Mariogna veç moshës së saj, ai nuk ka parë asgjë të bukur. Viktimën ne njohëm nga humbja e saj, nga dhuna që u ushtrua mbi të kurse të dyshuarin për vrasjen e saj nga biografia e tij. Kjo është gjendja jonë shoqërore e jashtëzakonshme. Një indiferencë e përgjithshme nga rrethi shoqëror dhe organet e drejtësisë e instaluar ndër vite ka bërë që në kokat tona të mbeten emra grash, viktima të një dhune të tmerrshme. Ne s’duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet me edhe me emra të tjerë vajzash e grash, viktima të sjelljes barbare."
Viktima, e cila u vra të dielën në banesën e partnerit të saj u varros dje në varrezat e qytetit të Ferizajt. Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestoi dje të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.
Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares.


