Covid-19 i merr jetën 21 vjeçarit nga Tetova

Një 21 vjeçar nga Tetova ka humbur jetën, si pasojë e koronavirusit. 'Tetova Sot' raporton se i riu ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu 3 ditë më parë një 20 vjeçare nga Gjakova humbi jetën nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë ka pasur 6 të viktima në mesin e tyre një 21 vjeçari. Gjithsej janë 123 pacientë të shtruar në spitalin e Tetovës,  mes tyre të vaksinuar me 1 dozë janë 8,ndërsa  të vaksinuar me 2 doza janë 7.