Punoi për delegacionin e Bashkimit Europian, familja afgane mbërrin në Athinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 15:03
Një shtetas afgan i cili punonte me delegacionin e Bashkimit Europian në Kabul ka mbërritur në Athinë bën të ditur ministria e Jashtme greke.
Tetë pjesëtarët e familjes së tij kanë mbërritur në Athinë sot përmes Madridit.
Ata kishin arritur të largoheshin nga Afganistani disa ditë më parë dhe ishin asistuar nga ambasada greke në Madrid.
Mbërritja dhe qëndrimi në Greqi është koordinuar me Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve dhe ministrinë e Emigracionit dhe Azilit.