Fauci: SHBA-ja mund ta vë nën kontroll pandeminë deri më 2022, nëse njerëzit vaksinohen masivisht

Shtetet e Bashkuara mund të vendosin nën kontroll Covid -19 deri në fillim të vitit të ardhshëm, nëse rritte numri i të vaksinuarve, tha Dr Anthony Fauci të martën, një ditë pasi qeveria federale dha miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNtech.

Fauci, eksperti  i lartë i sëmundjeve infektive në vend, tha se miratimi i plotë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për vaksinën Pfizer-BioNTech hap rrugën që të vaksinohen më shumë njerëz.

Fauci: SHBA-ja mund ta vë nën kontroll pandeminë deri më

"Unë do të doja t'u bëja thirrje njerëzve në vend që nuk janë të vaksinuar të kuptojnë se ne kemi aftësinë, mes nesh, të shkurtojmë afatin kohor për të arritur në fund të kësaj pandemie," tha Fauci, gjatë një konference për shtyp, shtypi të martën, 24 gusht.

Zyrtarët amerikanë gjatë konferencës për shtyp të martën gjithashtu u bënë thirrje punëdhënësve privatë, qeverive shtetërore dhe vendore që të kërkojnë që personeli të vaksinohet në një përpjekje për të rritur normat e vaksinimit, njofton Reuters.

"Tani është koha" që punëdhënësit amerikanë të fillojnë mandatimin e vaksinimeve, tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Covid, Jeffrey Zients, shkruan Ora News.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po përgatitet të sigurojë dozat e treta "përforcuese" duke filluar nga mesi i shtatorit për amerikanët që u vaksinuan tetë muaj më parë.

Fauci shtoi se ofruesit e kujdesit shëndetësor gjithashtu duhet të përdorin më shumë trajtimet e antitrupave COVID-19, përfshirë ato nga Eli Lilly & Co (LLY.N) , Regeneron Pharmaceuticals (REGN.O) , dhe GlaxoSmithKline Plc (GSK.L) /Vir Biotechnology Inc (VIR.O) .

Trajtime të tilla mund të zvogëlojnë shtrimet në spital dhe vdekjet deri në 85% nëse përdoren shpejt tek njerëzit e infektuar, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po luftojnë një valë tjetër rastesh për shkak të variantit shumë ngjitës të Delta. Shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten gjithashtu, veçanërisht në Florida, Misisipi, Luiziana, Teksas dhe pjesë të tjera të Jugut të SHBA.

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë gjithashtu kanë vënë në dukje se numri i vaksinimeve është rritur  javët e fundit dhe thonë se shpresojnë se miratimi i vaksinës Pfizer nga FDA nxit më shumë njerëzit, që vaksinohen.

Numri mesatar i vdekjeve nga COVID-19 është rritur me 23% gjatë shtatë ditëve të fundit, tha të martën Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mesatarisht 1,000 vdekje nga Covid-19 dhe mbi 150,000 raste të reja.