Gjirokastër/ Vatër e re zjarri në Zhulat, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit

Një vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Zhulat, Njësia Administrative Cepo-Bashkia Gjirokastër.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se vatra e zjarrit ka filluar të bëhet aktive në vendin e quajtur Hone.

Mësohet se njësitë e PMNZH kanë mbërritur në vendngjarje, dhe po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve.

Përveç kësaj, janë angazhuar edhe banorët e fshatit në pamundësi të hyrjes së mjeteve të zjarrfikëses për shkak të terrenit të pafavorshëm.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe punonjës të Bashkisë Gjirokastër sektori i Pyje-Kullotave dhe Agjencisë së Shërbimeve, të cilët po ndihmojnë për shuarjen e zjarrit.