Rriten rastet e të infektuarve/ Shtohen infektimet edhe tek personat e vaksinuar me dy doza

Shqipëria është përfshirë nga një valë e re infektimesh nga varianti i ri i koronavirusit. Nga informacionet e raportuara nga ministria e shëndetësisë është vënë re një rritje e incidences 2-javore në grupmoshën mbi 55 vjeç, por ka dhe një rritje edhe tek të rinjtë, pa përjashtuar edhe rastet e infektimeve me variantin Delta të virusit. Po ashtu po hasen dhe raste riinfektimesh të personave të vaksinuar

Rastet me Covid-19 vijnë në rritje në vendin tonë. Jashtë kamerave të afërm të prekurve, që po marrin shërbim në qendrën e vetme spitalore për të infektuarit me Covid, tregojnë se ndonëse janë vaksinuar me të dyja dozat sërish janë riinfektuar. Por ajo që theksohet me forcë është fakti që personat e vaksinuar jo vetëm që po infektohen, por ata shtrohen në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, duke ngritur dyshime mbi efektshmërinë e vaksinave.

Ndërkohë të tjerë persona pranojnë se i dërgojnë të afërmit e tyre në Infektiv, vetëm pasi gjendja e tyre është përkeqësuar ndjeshëm.

Përballë kësaj situate ministria e shëndetësisë iu bën apel vazhdimisht qytetarëve të vaksinohet, pas siç është njoftuar gushti është muaji i hapur i vaksinimit.

Në raportin e publikuar nga ministria e shëndetësisë, vetëm ditën e diel rezultojnë 534 raste të reja, ku numrin më të lartë të të infektuarve e mban Tirana me 177 raste pozitive, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Sipas raporteve ditore, vërehet rritje e rasteve gjatë dy javëve të fundit, ku kryesisht të infektuarit janë grupmosha mbi 55 vjeç. Por ky fakt nuk përjashton të rinjtë dhe as të vaksinuarit, nga targeti i të rriskuarve për të prekur nga Covid apo dhe nga forma të tjera të tij, ku përfshihet dhe DELTA.

Statistika (22 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 534
Të shëruar në 24 orë 89
Të shtruar në spitale 81
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 4262

Testime totale 996,494
Raste pozitive 139,324
Raste të shëruara 131,273
Raste Aktive 5573
Humbje jete 2,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2138
Shkodër 911
Vlorë 531
Fier 464
Durrës 328
Elbasan 267
Lezhë 261
Berat 195
Gjirokastër 168
Korçë 135
Kukës 101
Dibër 74