Kultivonin kanabis, ndalohet 23-vjeçari në Kukës, nën hetim dy vëllezërit

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Një 23-vjeçar është ndaluar në Kukës për "kultivim të bimëve narkotike", ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 2 vëllezërit e tij.

"Strukturat e DVP Kukës,bënë ndalimin e shtetasit Veri Markaj, 23 vjeç,  banues në fshatin Vrrij, pasi më datë 19.08.2021, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vrrij është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku nga hetimet dyshohet autorë shtetasi Veri Markaj.Gjithashtu, po hetohen në gjendje të lirë  2 vëllezrit e tij,  shtetasit M.M.,  dhe Y. M., për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal" njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Moskallëzimi i krimit".