Polici i RENEA-s me drogë, Prokuroria dorëzon kërkesat për shpërndarësit e lëndës narkotike
Prokuroria e kryeqytetit ka dorëzuar në gjykatë dosjen më provat dhe faktet me të cilat do të kërkojë masën e sigurisë ndaj efektivit të RENEA-s dhe katër personave të tjerë të akuzuar për shpërndarje droge. Efektivi i forcave speciale RENEA, Rael Luli, dyshohet se ka qenë kreu i grupit të goditur së fundi në Tiranë.
Prokuroria dorëzoi në gjykatë kërkesat për caktimin e masave të sigurisë ndaj 5 personave të ndaluar gjatë operacionit antidrogë ku ra në pranga edhe një efektiv i forcave RENEA.
Sipas akuzës së kryeqytetit, Rael Luli, 27 vjeç në cilësinë e efketivit të repartit të forcave speciale kishte krijuar terren të përshtatshëm për shitjen e lëndëve narkotike, ku tashmë ai cilësohet edhe si kreu i grupit.
Efektivi së bashku më 2 shokët e tij Jurgen Luli, 30 vjeç dhe Gevi Spahia, 27 vjeç siguronin klinetet dhe më pas shpërndanin dorgën.
Përveç këtyre emrave të ndaluar janë edhe 2 përsona të tjerë të cilët do të ndiqën në gjëndjë të lirë. Bëhët fjalë për Gertjan Harapi dhe Ergi Sala, të cilët nuk dihet ende së çfarë roli kanë pasur në grupin e efketivit të RENEA-s.
Pak muaj më parë një koleg i Real Lulit po në repartin RENEA Xhulio Lici, u arrestua nga policia dhe SHÇBA në kushtet e flagrancës teksa po transportonte së bashku me Ded Nimanin një sasi të konsiderueshme kokainë.
Në gjykatë Nimani pranoi të autorësinë e drogës duke e liruar nga pozita efektivin Lici.
Vetëm në muajin qershor 3 punonjës policia u arrestuar si të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa për vitin 2020 gjithsej numrohën 30 efektiva policie të përfshirë në aktivitet kriminal nga 15 në vitin paraardhës 2019.

