Bota “bashkohet” në Tomorr, mijëra pelegrinë në festën e Abaz Aliut në Teqenë e Kulmakut

Disa mijëra pelegrinë nga trojet shqiptare por dhe vende të tjera të botës janë bërë bashkë në majën e Tomorrit ku kulmon festa e Abaz Aliut.Ata kryejnë ritet e fetare e luten për më shumë shëndet e mirësi për familjet e tyre! Kryegjyshi botëror, duke theksuar situatën në Afganistan, bëri thirrje për reflektim.

Disa mijëra pelegrinë nga pa dallime kombësie ose përkatësie fetare janë bërë bashkë në malin e Tomorrit për festën e Abaz Aliut,

"Vij nga Italia dhe është hera e parë këtu, këtë pelegrinazh do ta krahasoja me atë që bëjmë në Pulia. Shpirti, besimi dhe lutja për mirëqënie na bashkon përtej riteve fetare."

Në 2416 m lartësi mbi nivelin e detit ngrejnë çadra dhe ndjekin ritualet fetare në Teqenë e Kulmakut.

Luten e ndezin qirinj në varrin e shenjtorit, e bëjnë kurban duke kërkuar më shumë shëndet dhe mirësi për familjet e tyre.

"Kam ardhur këtu sepse më ka ndihmuar, më ka bërë udhën e  mbarë."

"Është vend i begatë."

Kryegjyshi botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj dërgoi një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin.

Bëri thirrje për reflektim në këto kohë të trazuara që po kalon e bota.

Kjo e dielë shënoi kulmimin e pelegrinazhit që zgjat deri më 25 Gusht.

Numri i pelegrinëve ishte aq i lartë sa as rruga e asfaltuar rishtazh nuk e përballoi.

Radha e makinave shkoi në disa kilometra, si në ngjitje ashtu edhe në zbrite siç tregojnë këto pamje ekskluzive të marra nga bordi i helikopterëve të Kompanisë VIVA.

Vivahelicopters, si çdo vit qëndron në gatishmëri për tu ardhur në ndihmë pelegrinëve për çdo rast emergjence që mund të krijohet.

Në këto ditë të Shënuara për ta, besimtarët bektashinj morën mesazhe urimi nga krerët e shtetit dhe Politikës