“Fluks turistësh në Shqipëri”/ Ozuni: Çmimet më të lira se në 2019

I ftuar në edicionin lajmeve të Ora News, operatori turistik  Ferjolt  Ozuni, ka folur për sezonin turistik në vendin tonë.

Ai është shprehur se këtë vit ishte një fluks turistësh shumë më i madh se sa ishte parashikuar, ndërkohë shprehet se çmimet ishin shumë më të lira se në vitin 2019.

Më tej shton se turistët i kanë shijuar pushimet njëlloj si para pandemisë pasi në vendin tonë nuk ka pasur masa kufizuese, si mbajtja e maskës në plazh apo kërkesa për tamponë negativë.

"Ishim deri diku të përgatitur për atë që na priste  deri në njëfarë pike, për  vet faktin sepse prisnim që të kishim një fluks por jo atë fluks që kemi sot. Këtë vit Shqipëria dhe Turqia ishin dy vendet e para qe hapën kufijtë për turistët e huaj pa vënë kushte, pa karantinën, pa kërkesën për vaksinim kërkesën për karantinë. Këto ishin disa pika që sot ne të kishim një fluks  mbi 50% më shumë se ajo që ne kishim pritshmëritë.

Në jemi një treg ende i pastrukturuar mirë, ku bashkëpunimi mes agjencive dhe bashkëpunimin mes aktorëve të industrisë turistike, lë shumë për të dëshiruar. Që të formohet një paketë turistike e mirëfilltë, duhet të jenë të gjithë aktorët bashkë , transportuesi, linjat ajrore, transportuesi tokësorë, apo dhe detarë, njësitë akomoduese, pikat turistike , muzetë, , që qeveria shqiptare u ka dhënë mundësitë që të blihen me çmime reduktuese dhe online, pra janë ofruar disa lehtësime.

Ajo që ne kemi ofruar këtë vit ka qenë lirshmëria e të qenit një turist ashtu siç ka qenë para para pandemisë. Në Shqipëri mungonin maskat, mungonin tamponët. Normalisht filluam sezonin turistikë me çmime relativisht  të lira, goxha më të lira se 2019 , kjo për të tërhequr turistët."- shprehet ai. 

Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti për online Anila Kolgjini.