Zjarr në një pus nafte në Patos

Një gropë nafte pranë një pusi nafte në pronësi të ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në fshatin Kuqar të bashkisë Patos u përfshi pasditen e sotme nga zjarri.

Menjëherë u njoftuan zjarrfikëset e Patosit dhe Albpetrolit që bënë shuarjen e zjarrit.

Mësohet se zjarri nuk ka shkaktuar dëme përveç djegies së naftës naftë bruto nga rrjedhjet e pusit e disa bimësi rreth saj.