Shpërndanin kokainë dhe kanabis në Palasë dhe Himarë, në pranga dy të rinj

Dy të rinj janë arrestuar në Palasë, Himarë, pasi janë kapur duke shpërndarë droga të forta me doza të vogla.

Policia e Vlorës, ka bërë me dije se në pranga të policisë së Vlorës, ka rënë Ingrid Jaçe, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Dino Xhelili, 23 vjeç, banues në Orikum.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash. 

"Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike shtetasit Enio Hajdini. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale."- njofton policia. 

Në vijim të veprimeve u procedua në gjëndje të lirë dhe shtetasi Enio Hajdini, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.