Pelegrinazhi, Meta uron besimtarët nga Mali i Tomorrit

Presidenti Ilir Meta, ka uruar pelegrinët të cilët ditën e sotme janë bërë pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit i cili shihet në majë të Malit të Tomorrit, i uron gjithë besimtarëve lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi e zemra të gëzuara.

"Lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi dhe zemra të gëzuara për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit.

Abaz Aliu ju ndihmoftë dhe të keni bekimet e Zotit!"- shkruan Meta. 

Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi