"Plehrat janë fytyra jonë" Bashkia pastron rrugën pas denoncimit të Robert Aliajt
Artisti i njohur për publikun shqiptar, Robert Aliaj, nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale ka denoncuar dhe treguar grumbullin e plehrave në një rrugë, në afërsi të plazhit në jug të Shqipërisë.
"Shikoni çfarë pamje e bukur para se të arrijmë në një nga plazhet më të njohura në Shqipëri, ku birra kushton pesë herë më shumë se sa në kryeqytete evropiane. Plehrat janë fytyra ime, fytyra juaj, fytyra jonë dhe fytyra e familjeve tona", thotë Robert Aliaj në videot e publikuara në Instagram.
View this post on Instagram
Sakaq, menjëherë pas publikimit të materialeve, reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale, pasi mbetjet ishin krah rrugës kryesore që të çon në plazh.
Më vonë artisti ka publikuar një foto, ku duket se në vend ka shkuar makina e plehrave për të pastruar mbeturinat.
"Po ndodh këtë moment", shkruan krahas fotos ai. Duket se denoncimi i artistit nuk shkoi në vesh të shurdhër.
