Identifikohet djali që u gjet i vrarë me plumb në kokë brenda në makinë në Babicë të Vlorës


Identifikohet i riu i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë në makinë mëngjesin e sotëm në një rrugë dytësore Vlorë- Babicë.

Sipas policisë ai është 25 vjeçari Xhulian Bullari nga Elbasani, por me banim në Babrru të Tiranës.

I riu është qëlluar me tre plumba, por plumbi fatal për jetën ka qenë ai që u qëllua në kokë.

Viktima ishte i ulur në sediljen e shoferit në mjetin tip Fiat Punto me ngjyrë jeshile, me targa Tr 3784 R, e cila rezulton se është në pronësi të një shtetaseje nga Tirana.

Mësohet se policia ka nisur kërkimet për të gjetur pronaren e saj por edhe për ta marrë në pyetje për të zbuluar detaje shtesë për këtë ekzekutim.

Ngajrja ka ndodhur në një rrugë, e cila është mes ullishteve dhe është e vështirë për t’u arritur me makinë, për shkak të terrenit.

Një nga pistat e hetimit është edhe për shkak të pazareve të drogës, Vijon puna për identifikimin i viktimës, sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Identifikohet djali që u gjet i vrarë me plumb në kokë

Bullari njihet nga policia si person me precedent penalë. Ai kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, pasi vuante një dënim prej 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë.

Njëherësh Bullari është dënuar dhe në Tiranë për akuzën e Largimit nga vendi i qëndrit të caktuar nga gjykata, pasi gjatë periudhës së qëndrimit në “Arrest shtëpie” ai ka ikur nga banesa.