'Unaza e florinjtë', Belind Këlliçi: Në xhepat e kujt do të shkojnë milionat?!

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi i bën thirrje Prokurorisë të hetojnë atë që e quan afera korruptive e Unazës së Re.

Postimi ne facebook

Unaza e florinjtë!!!

Përsëri po përpiqen të vjedhin paratë nga taksat tona, me të njëjtën mënyrë si tek afera korruptive e Unazës së Re.

Për shtatë lote në Tiranë do të hapet gara tenderuese, ndërkohë që tre prej tyre përfshijnë ndërtimin e segmentit nga sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri dhe urat mbi lumë, me një kosto prej 62.5 milionë euro. Mirëpo, gjatësia e gjithë segmentit është 3 km. Pra më shumë se 20 milionë euro do të shkojnë vetëm për 1 km.

Në xhepat e kujt do të shkojnë këto miliona euro?

I bëj thirrje institucioneve kontrollore dhe atyre të drejtësisë të bëjnë hetimet e tyre mbi këtë aferë marramendëse.
Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund! Shpërdorimi i parave të taksapaguesve shqiptarë duhet të dënohet dhe hajdutët të marrin dënimin e merituar!

Unaza e madhe e Tiranës do t'i kushtojë buxhetit të shtetit edhe 62.5 milionë euro, të cilat do të paguhen për ndërtimin e tre kilometrave.