"Në 30 vite asnjë investim" Lagjja e harruar në Elbasan

Mungesa e investimeve në lagjen Beqir Dardha në Elbasan prej shumë kohësh është kthyer në një shqetësim për qytetarët të cilët jetojnë këtu.

Sheshi mes pallateve të lagjes është në gjendje të mjerueshme,  çka për banorët është një problem serioz.

Ata shprehen se gjatë shirave hapsirat publike përmbyten dhe shpesh herë uji futet deri në shtëpi. I vetmi investim që është bërë ketu është iniciative e vetë banorëve.

"Kemi 30 vjet dhe nuk është bërë njeri i gjallë, që të vijë ta rregullojë, por edhe rërën që është hedhur e ka hedhur një banor vetë."

Thonë se kjo situatë vijon prej më shumë se 20 vitesh.

Prej vitesh kjo lagje është në këtë gjendje dhe banorët shpresojnë që një ditë insitucionet përkatëse të japin një zgjidhje.