Shikoni radhët kilometrike në doganën e Qafë Botës, pala greke punon me 1 sportel

Radhë të gjata pritjeje janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, për shkak të kryerjes së testeve të shpejta që kërkohen nga pala greke.

Testi i shpejtë është detyrim për çdo individ që ikën për në Greqi. Mësohet se pala greke po  punon me një  sportel, ndërsa kryen edhe testet e shpejta.

Gjate muajit gusht kanë hyrë 29.148 persona, nga të cilët 20.184 të huaj (turistë) dhe kanë dalë 21.000, ku  14.148 janë  persona të huaj, ndërsa pjesa tjetër janë shqiptarë.