Pamje/ Kontrollet me qen antidrogë në banesat tek Parku, Yzberisht dhe Kombinat, u gjetën dhe 11 mijë euro

SHÇBA publikoi pamjet e kontrollit të banesave të grupit të arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë e hashash nëpër disa lagje kryesore të Tiranës.

Mes 5 të arrestuarve është edhe një efektiv i RENEA-s.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa tek “ish Parku i Autobusëve, në Yzberisht tek “Çabejt” dhe në Kombinat.

Kontrollet janë bërë dhe me qen antidrogë. Nga video e publikuar duket që banesat të cilat duket se përdoreshin dhe për përpunimin e lëndës narkotike u gjetën dhe peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

Gjithashtu u gjetnë dhe 11 mijë euro si dhe  dy pistoleta dhe një granatë dore.

Cfare u gjet

Nga kontrolli i realizuar në  ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:

- 434 gr kokainë;

- 576 gr kanabis, e ambalazhuar;

- 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

- 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

- 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

- Vlera monetare 11,890 euro;

- 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

- Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

- 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

- 1 automjet tip Benz;

- 7 aparate celularë;

- Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

- 2 motoçikleta (pa targa).

Te arrestuarit 

Një efektiv i forcave speciale RENEA është arrestuar të premten, 20 gusht,  si pjesë e një grupi që shpërndante dhe shiste drogë në kryeqytet. Katër të arrestuarit e tjerë, janë Jurgen Vaid Luli 30 vjeç; Gertjan Harapi, 26 vjeç; Gevi Spahia, 27 vjeç; Ergi Sal, 26 vjeç.