Shi në Grenlandë/ Për herë të parë reshje në majën 3,216 metra me temperatura nën zero gradë
Ndryshimet klimatike kanë bërë që për herë të parë, që kur nisi studimi i klimës në rajon, të bjerë shi në majën e shtresës së akullit të Grenlandës.
Shkencëtarët në stacionin e Fondacionit Kombëtar të Shkencës të SHBA, zbuluan se reshjet u regjistruan në majën 3,216 metra të kapakut të akullit, ku temperaturat janë normalisht nën zero gradë.
Sipas “Guardian”, shiu ra në tre ditë jashtëzakonisht të nxehta, gjatë të cilave temperaturat në disa zona tejkaluan mesataren me 18 gradë.
Si rezultat, shkrirja e akullit është vërejtur në pjesën më të madhe të ishullit: fenomeni është vërejtur në një zonë katër herë më të madhe se Mbretëria e Bashkuar.
Deri më tani është vlerësuar se vlerësuar se rreth 7 miliardë tonë ujë kanë rënë në të gjithë Grenlandën.
Ndërkohë, këtë vit korriku është regjistruar si muaji më i nxehtë në Tokë.
Kjo u zbulua nga të dhënat e lëshuara nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, agjencia federale amerikane që merret me oqeanet dhe klimën.
Sipas sondazheve, temperatura e përgjithshme e regjistruar muajin e kaluar ishte 0.93 gradë Celsius mbi mesataren, duke e bërë këtë korrik muajin më të nxehtë në 142 vjet, që nga sondazhet e para.
