Ardhja e afganëve në Shqipëri, Blinken falenderon Ramën: Shumë mirënjohës!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken pas vendimit të Shqipërisë për të pranuar një grup afganësh .

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price i cili njoftoi se Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s bërë Shqipërisë për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë.

“Sekretari Blinken falënderoi kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona” mbyllet njoftimi nga zëdhënësi i DASH-it.

Edhe Sektrtari i Shtetit Antory Blinken me anë të një postimi në Facebook e ka konfirmuar bisedën  me kryeministrin Rama dhe e ka falenderuar për mbështetjen.

"Faleminderit @ediramaal për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO," shkruan Blinken në Twitter.