Në luftë me lopata për të shuar flakët në Parkun kombëtar të Shebenikut, Prrenjas. Brenda një ore u vendosën 14 vatra zjarri
Vazhdojnë zjarret në parkun kombëtar të Shebenikut në pjesën e Rrajcës të bashkisë Prrenjas.
Mësohet se zjarret kanë djegur rreth 22.5 hektar pyje, duke rrezikuar edhe sipërfaqe të tjera hapësira pyjesh.
Megjithë përpjekjet e drejtorisë të zonave të mbrojtura, dhe zjarrefikësve të Librazhdit vashdojnë edhe ditën e sotme zjarrit.
Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme nga njerëz që presin drurë në mënyrë të paligjshme dhe policia ka filluar hetimet për gjetjen e personave që kanë vënë zjarrin duke shkaktuar një dëm në këtë park kombëtar.
Brenda 1 ore janë vendosur 14 vatra zjarri në pyjet e zonës UNESCO Rrajcë, raporton Ora News.

Ndërkohë në Qarkun e Lezhës vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Thirre dhe Katud i Vjetër të Bashkise Mirdite, por fatmiresisht nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Në terren ndodhen forcat e ushtrisë të cilët po punojnë pa ndërprerje për shuarjen e flakeve. Gjatë ditës së sotme nuk ka prezencë ere, çka mund të ndihmojë të përmirësojë situatën.