Lëviznin me kallash e pistoletë, Policia arreston dy të rinj “problematikë” në Kurbin dhe Durrës

Policia e Kurbinit thotë se parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale duke vënë në pranga  një 27 vjeçar me precedent kriminale që rezultonte në kërkim.

Armando Marashi, nga Fushë Kruja e u kap duke lëvizur me një makinë luksoze, brenda të cilës u gjetën një zjarri automatik, një krehër me 30 fishekë, municion luftarak.

Po ashtu policia sekuestroi  një palë targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Dyshimet janë se 27 vjeçari po përgatitej për të kryer një ngjarje kriminale, por për të dalë në një përfundim do të priten hetimet që ende vijojnë.

Armando Marashi, ndërkohë ishte person në kërkim në kërkim nga policia e Shkodrës, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.

Një i ri që lëvizte me armë me vetë u kap edhe në Durrës.

Enger Muça, 26 vjeç, u ndalua në aksin rrugor Manëz-Maminas, teksa po levizte me automjetin tip “Range Rover”.

Në çantën e dorës, të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë.

Ndërsa policia e Lezhës, thotë se pas një hetimi 1 mujor ka goditur një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Një pranga përfundoi Zef Kola, i cili kishte mbjellë kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kallmet.