I sekuestrohen 800 gram kanabis dhe një armë gjahu, pranga 46-vjeçarit në Fier

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje e armëve të gjahut pa leje.

"Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Kujtim Qerimaj, 46 vjeç, banues në Lapulec, Mallakastër," informon policia.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua 1 armë gjahu pa leje dhe 800 gram lëndë narkotike cannabis sativa e përgatitur gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut".