A do jetë Shqipëria e sigurtë me afganët? Andoni: Kemi dhe muxhahedinët, pse nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë?
Shqipëria po përgatitet për të strehuar rreth 3 mijë qytetarë afganë që po lënë vendin e tyre nga frika e kërcënimeve të talibanëve.
Duke e konsideruar një çështje shumë sensitive, analisti Ben Andoni gjykon se duhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të ishte mbledhur një orë e më parë për këtë çështje.
Në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj, Andoni nënvizon se me Kushtetutë ky Këshill ka detyrimin të mblidhet një herë në 3 muaj por që në realitet nuk mbahet mend mbledhja e tij e fundit.
Sipas Andonit rreziku në vendin tonë shtohet pasi afganët pritet ti mbivendosen një tjetër grupi të madh muxhahedinësh, të cilët prej kohësh janë të strehuar në Manzë.
E ndërsa kryeministri Rama po "kryqëzohet" se do ti bjerë në sy Amerikës me këtë vendim, Andoni thotë se Shqipëria po shpaguan detyrimin e parealizuar ndaj NATO-s për buxhetin e ushtrisë.
Për analistin, integrimi i shtetasve afganë në vendin tonë do të jetë tejet i vëshirë.
Pjesë nga intervista
A do të jetë Shqipëria e sigurtë me strehimin e afganëve?
Ben Andoni: Ko është e vështirë për tu thënë edhe për një arsye tjetër. Ne kemi një grup shumë të madh muxhahedinësh në Manzë, të cilët vazhdimisht janë referuar që kanë ngacmime nga shërbimet e Iranit. Madje në Shqipëri janë arrestuar njerëz të tillë. Ardhja e një pjese tjetër ne na dyfishon kërcënimet. Të gjithë institucionet e shtetit shqiptar duhet të jenë të kujdesshëm.Ajo që më bën përshtypje është si është e mundur që në një situatë të tillë nuk mblidhet Këshilli i Sigurimit të Vendit.Këshilli i Sigurimit e ka të detyrueshme të mblidhet të paktën një herë në 3 muaj me Kushtetutë, por sa kohë ka që Këshilli i Sigurimit nuk mblidhet?Ne kemi një komunitet shumë të madh myslimanësh në vendin tonë nga ku mund të infiltrohen shumë njerëz dhe mund të krijojnë problematika. Këshilli i Sigurimit të vendit tonë duhej të ishte mbledhur një orë e më parë për këtë çështje.
A po e bën Rama të bjerë në sy?
Ben Andoni: Ajo që duam ta themi në Shqipëri që Rama do të bjerë në sy, është e tepërt. Rama thjesht do të tregohet sa më i ndershëm me NATO e institucione të tjera. Shqipëria e disa vende në NATO kanë një detyrim ende të paplotësuar që SHBA gati ia kanë vënë me detyrim 2% të GDP-së duhej t'ia kushtonin ushtrisë, Shqipëria nuk e ka realizuar dhe me këtë angazhim është e justifikuar. Por gjithçka paketohet shumë bukur me kujtesën tonë historike për shkak të emigrancionit shumë të madh të viteve 1990. Shpenzimet e tepërta që ishin atje më shumë i kanë leverdisur Kinës e Rusisë, të cilët janë fuqizuar madje kanë bërë lidhje direkte me regjimin e Kabulit. Madje Kina thonë se ka akses në disa nga burimet e para të Kabulit e kupton që tërheqja ka diçka ekonomike prapa.
A ishte vendim i duhur tërheqja e amerikanëve?
Ben Andoni: Ishte i duhur por nuk ishte kalkuluar mirë. Janë disa presidenca që janë fajtore për situatën në Afganistan por kjo i ngeci Biden.
A do të jetë i vështirë integrimi në Shqipëri?
Ben Andoni: Do të jetë shumë i vështirë.

