Tubime në Ditën e Pavarësisë së Afganistanit, talibanët qëllojnë protestuesit me armë

Disa persona kanë humbur jetën sot, në qytetin afgan, Asadabadit, kur luftëtarët talibanë  hapën zjarr mbi njerëzit që valëvitnin flamurin afgan në një tubim, për  Ditën e Pavarësisë, tha një dëshmitar okular për Reuters, një ditë pasi tre persona u vranë në një tjetër tubim.

Demonstratat e njerëzve që valëvitnin flamurin afgan, pasi  shkatërruan flamurin e bardhë të talibanëve, sipas raportimeve  të medieve, janë shenjat e para të kundërshtimit të popullit ndaj talibanëve pas marrjes së kontrollit të Afanistanit, më 15 gusht.

Aktualisht është e paqartë nëse humbjet  u shkaktuan nga armët, apo  shkeljet nga numri i madh im protestuesve, tha Mohammed Salim nga Asadabadit.

"Qindra njerëz dolën në rrugë," tha Salim.

Afganistan feston sot, më 19 gusht,  pavarësinë nga kontrolli britanik .

Të mërkurën,18 gusht, luftëtarët talibanë hapën zjarr ndaj protestuesve që valëvitnin flamuj të zi, të kuq dhe të gjelbër afganë në Jalalabad, duke vrarë tre persona, thanë dëshmitarët, sipas raporteve të mediave.

Mediat raportuan skena të ngjashme në Assadabad dhe një qytet tjetër lindor, Host, me protestuesit në disa zona që shkatërruan flamurin e bardhë islamik të talibanëve. Nënkryetari i parë Amrullah Saleh , i cili po përpiqet të krijojë një front anti-taliban, ka shprehur mbështetje për protestat.

"Përshëndes ata që ngrenë flamurin kombëtar dhe kështu mbështesin dinjitetin e kombit," shkroi ai në Twitter.

Saleh tha të martën se ai ishte në Afganistan dhe se ai ishte "presidenti legjitim kujdestar" pas largimit të Presidentit Ashraf Ghani kur talebanët pushtuan Kabulin.