Horrori në aeroportin e Kabulit i parë nga një fëmijë: Dikush u rrëzua nga avioni, u nda në copa. Një tjetër ra nga lart

Kjo është historia e një 14 vjeçari afganas i cili u bë pjesë e skenave kaotike në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, pak ditë më parë.

Në një intervistë dhënë gazetares së BBC Zarghuna Kargar ai tregoi tmerrnin që përjetoi atje.

“ Pamë disa njerëz që po shkonin në aeroport. Ishte një familje e përbërë nga 5 gra dhe disa burra të cilët po përpiqeshin të hynin brenda. Kishin shumë valixhe me vete prandaj i thashë nëse donin ti ndihmoja.

Ata më thanë po. Mora valixhet dhe hyra brenda në aeroport met ta. Gruan e pyeta se ku do të shkonte dhe më tha se po shkonin në Kanada.

Ajo më pyeti nëse unë doja të shkoja me të në Kanada. I thashë po, por shokët ishin të pasigurtë. I ndihmova dhe valixhe dhe doja të largohesha me tap por Talibanët ishin tek porta. Ata nisën të qëllonin dhe ne vrapuam dhe hymë në aeroport. Kishte amerikanë, Na kërkuan të uleshim. Ata flishnin anglisht. Qëndruam ulur për gati 2 orë. Kishim etje dhe donim vetëm të dilnim.

Familja u largua dhe hipi në një avion drejt Kanadasë, ndërsa ne po përpiqeshim të dilnim. Nuk kishim ujë. Amerikanët kishin ujë në makina por nuk do na jepnin ne.

Dy avionë mbërritën papritur dhe njerëzit nisën të vraponin. Ata (Talibanët) qëllonin, dhe amerikanët  po qëllonin gjithashtu. Pashë  një avion që po fluturonte dhe njerëzit ishin ngjitur. Pashë një djalë që u rrëzua nga avioni. Ai vdiq. U nda në copa. Një tjetër ra nga lart.

Një tjetër avion erdhi.. Hyra brenda dhe avioni mbylli portat. Eci 100 metra por më pas ndaloi dhe ata na nxorrën jashtë.

Amerikanët na thanë “hajde” dhe na morën e na nxorën jashtë avionit.

Doja të ikja. Doja të jetoja në Kanada. Këtu nuk ka shkollë, nuk ka edukim. Doja shumë të ikja por nuk do të na merrnin me vete. Kam frikë nga Talibanët prandaj doja të largohesha dhe të kisha një jetë të mirë.

Talibanët janë shumë të rrezikshëm. I dëgjuat të shtënat tani? Situata nuk është e mirë. Talbanët po ecin nëpër rrugë, dyqanet janë të mbyllura dhe ata qëllojnë njerëzit me shkopinj"