Biden thotë se nuk kishte mënyrë tjetër të tërheqjes nga Afganistani, 'kaosi ishte i pashmangshëm"
Presidenti Joe Biden mbrojti sërish vendimin e tij për të tërhequr trupat nga Afganistani, në një intervistë ekskluzive për ABC News mbrëmjen e sotme, duke thënë se "kaosi ishte i pashmangshëm"
Ai sërish kritikoi qeverinë afgane dhe ushtrinë afgane duke i akuzuar ata për braktisje.
"Ndodhi që kreu i qeverisë hipi në avion e iku në një shtet tjetër, sheh kolapsimim e ushtrisë afgane që ke trajnuar, gati 300 mijë, që lënë pajimet e tyre dhe largohen. Kjo ndodhi”
I pyetur mbi skenat e së martës në aeroportin e Kabulit, ai rriti sërish tonin e mbrojtjes duke i thënë gazetarit George Stephanopoulos “Se ishte diçka që kishte ndodhur 4 ose 5 ditë më përpara”
Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë kishte menduar kur kishte parë ato skena ai tha: Ajo çfarë mendova ishte se duhej të rimerrnim kontrollin. Duhej të lëviznim shpejt. Ne duhej të lëviznim në atë mënyrë sa të merrnim nënkontroll aeroportin dhe ne e bëmë” tha ai.
