Zjarri djeg hektarë të tërë me vreshta, pemë e pyje në Leskovik

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme vreshtat me rrush të shtetasit Albert Gajo, në Leskovik të Kolonjës.

Sipas informacioneve zyrtare nga shërbimi zjarrfikës i Kolonjës bëhet me dije se sipërfaqja e djegur është 3.5 hektarë, nga këto 2 ha vreshta dhe 1.5 ha pyll e pemë.

Pas 1 ore është bërë e mundur fikja zjarrit, ku në ndihmë ka qenë dhe zjarrfiksja e Përmetit.

Ky është zjarri i dytë në Kolonjë brenda disa ditësh.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërkohë që policia është duke bërë hetimet.

Zjarri djeg hektarë të tërë me vreshta, pemë e pyjeZjarri djeg hektarë të tërë me vreshta, pemë e pyjeZjarri djeg hektarë të tërë me vreshta, pemë e pyje