FOTOLAJM/Studentët zbrazin godinat e Qytetit Studenti për të pritur afganët, sanitaret aksion pastrimi
Ka vijuar edhe këtë të martë, 17 gusht, lirimi i godinave në zonën e qytetit Studenti në Tiranë nga studentët, vendin e të cilëve pritet ta zënë shtetasit të cilët pritet të mbërrijnë në Rinas nesër.
Të rinj dhe të reja me çanta dhe valixhe në duar që iknin nga njëra anë dhe sanitaret që në një aksion pastrimi frontal nga ana tjetër, ishte pamja që të ofronin sot godinat 4, 24 dhe 25 në Qytetin Studenti.
Më herët gjatë ditës së sotme janë boshatisur edhe godinat nr 7 dhe 8. Sipas burimeve grupi i parë i cili do të mbërrijë në Shqipëri do të përbëhet nga rreth 250 shtetas afgane, ku përfshihen ata përsona të cilët kanë dhënë kontributin e tyre krah SHBA-së dhe NATO-s gjatë misioneve në Afganistan.
Bëhet fjalë për përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.
Fotot u realizuan nga LSA.







