Sherr mes të rinjve në Elbasan, kundërshtojnë dhe policinë, 3 në komisariat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2021, 21:07
Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në Elbasan. Policia lokale thotë se ka marrë njoftim se në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese", po ndodhte një konflikt midis disa të rinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendgjarje.
Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë.
Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale.
Borrell: BE -ja duhet të flasë me talibanët
17 Gusht, 20:55
Policia sqaron se se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar nga ngjarja.

