Po lahej në det, mbytet 76-vjeçari nga Durrësi

Një tjetër pushues ka humbur jetën në bregdetin shqiptar.

Rreth orës 16:30 të kësaj të marte, 17 gusht, në Sektor Rinia, është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.