Mbyllen përkohësisht dy qendra shëndetësore në Libohovë, 4 infermiere dhe recepsionistja me Covid
Nga Entiola Budo Përditësimi i fundit 17 Gusht 2021, 15:09
Dy qendra shëndetësore në Libohovë janë mbyllur përkohësisht.
Inspektoriati Shëndetësore Shtetëror në Gjirokastër ka mbyllur përkohësisht dy qendrat shëndetësore në Bashkinë e Libohovës pasi 4 infermiere dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me Coronavirus.
Ndërkaq edhe në Universitetin "Eqrem Çabej" janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton i prekur me Coronavirus si dhe një zyrë në Këshillin e Qarkut.
Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri ka apeluar tek të gjithë të jenë të kujdesshëm me kontaktet dhe te respektojnë me rigorozitet rregullat anti-pandemike.
Njëkohësisht zoti Sinojmeri thekson se dy qendrat shëndetësore në Libohovë do të funksionojnë të kufizuara.
