"Ju lutem ta ndihmojmë vëllanë tonë" thirrja e gazetarit për Kosta Grillon: Gjendja është kritike
Komentatori sportiv, Kosta Grillo, ndodhet në një spital në Turqi, në gjendje të rënd shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur gazetari, Ervin Baku, i cili nëpërmjet një postimin në Facebook bën thirrje për ndihmë, pasi familja e Kosta Grillo nuk mund t'i përballojë më shpenzimet e spitalit.
Baku, tregon se situata e komentatorit sportiv është kritike dhe se ai ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, duke sqaruar se do t'i nënshtrohet një trajtimi të ri (stem cell) të kushtueshëm.
Postimin i plotë:
THIRRJE URGJENTE!!!
Vëllai jonë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj!!! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh. Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij!
Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.
JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!
Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:
Llogaria është në emër të :
LEDIA GRILLO KASEM
Raiffeissen Bank
Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318
Çdo minutë vlen!!!
