Lezhë/ Qëllohet me armë zjarri një automjet në lëvizje, shoqërohen disa persona
Një 34 vjeçar nga Lezha këtë të martë ka denoncuar në polici, se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit.
Policia bën me dije se ndaj automjetit tip kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Alfred Gjoka është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.
Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.
Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
