Korçë/ Zona e terminalit të autobusëve 'njollë e zezë' për aksidente
Që prej ndërtimit të terminalit të Autobusëve në Korçë, zona është kthyer në një njollë të zezë aksidentesh.
Vetëm përgjatë gushtit, aty janë shënuar dy raste, ku makinat kanë përplasur këmbësorët.
"Është e rrezikuar, s'ka asnjë përqendrim ku të hysh, ku të dalësh, si ta marrësh kthesën këtu."
Fatmirësisht ngjarjet nuk kanë prodhuar viktima, por kanë ngritur alarm për rrezikun.
"Fajin e kanë shoferët! Në vijat e bardha duhet 3-4 metra që të ndalojnë makinën dhe të kontrollojnë këmbësorët."
"Janë të mirë se me 1 muaj marrin patentën."
Zona nuk ka probleme me sinjalistikë, vertikale apo horizontale, ndërsa shkak për aksidentet ka qenë pakujdesia nga këmbësorët apo njerëzit që qëndrojnë pas timonit.
"Ne nuk e kemi filluar rregulloren që në klasë të parë, e mësuam në pleqëri. Rregullorja thotë të gjithë shtetasit me apo pa mjet duhet të dinë rregulloren e qarkullimit.''
"Edhe më keq do bëhet. Fajtor është Peleshi."
Shtimi i aksidenteve ka sjellë edhe reagimin e Policisë rrugore që ka shtuar monitorimin në zonën e terminalit.
Vetëm këtë muaj, mësohet se aty janë vendosur 160 gjoba për shoferët që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.
