Në pak orë viktima e dytë në plazhet e Durrësit, polumbarët në kërkim të të riut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2021, 20:15
Regjistrohet viktima e dytë në harkun e pak orëve në bregdetin e Durrësit. Policia bën të ditur se dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Gjirit të Lalëzit rreth orës 14:40.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.
Po gjatë pasdites së sotme, rreth orës 16:30, një i moshuar u mbyt duke u larë në plazhin e Sektor Rinia.
