Deti "përpin" Kune Vainin në Lezhë, erozioni kërcënon të zhdukë zonën e mbrojtur

Çdo vit deti po merr deri në 3 metra tokë në zonën e Kune Vainit, ku prej vitesh është ngritur alarmi erozioni po kërcënon të zhdukë zonën e mbrojtur! Në 40 vite, përllogaritet se uji ka marrë 360 hektarë tokë.

Erozioni detar është kthyer në kërcënim serioz për zonën e Mbrojtur të Kunë Vainit në Lezhë .

"Po të krahasojmë vitin 1917 me vitin 2010 vetëm në zonën e Kunë Vainit në një gjatësi vije bregdetare prej 11 km, sot i mungojnë 362 hektarë," tha Gjini.

Eksperti i Mjedisit Jak Gjini thotë se 2.5 deri në 3 metra në vit është përparimi i detit drejt tokës, duke e konsideruar situatën tejet alarmante.

"Deti ka avancuar jo më pak se 400 metër. 400 metër është shifra më e pranueshme, më e pakta. Flasim edhe për shifra 500, 600 edhe më  shumë," tha ai.

Shqetësimi për erozionin në Kune Vain është ngritur vite më parë nga ekspertët e mjedisit, por asnjë masë serioze nuk është marrë për të frenuar fenomenin.

Me këto ritme, rreziku sipas ekspertëve është zhdukja e plotë e kësaj perle të natyrës.

Deti "përpin" Kune Vainin në Lezhë, erozioni