Ujësjellësi i Sinecit/ Banorët tërhiqen nga procesi gjyqësor, të shprehet IKMT-ja

Banorët e Sinecit kanë hequr dorë nga proceset gjyqësore kundër ndërtimit të ujësjellësit në zonë të mbrojtur.

Ambientalisti Sazan Guri ishte me ta pranë IKMT-së nga ku u shpreh se banorët kërkojnë që ky institucion të japë vendim për projektin, pasi është i vetmi që ende nuk është shprehur.

"Së pari banorët kanë hequr dorë nga procesi gjyqësor për faktin se 5 institucione shtetërore janë shprehur në favor të banorëve. Ky është institucioni i fundit që do shprehet, nëse IKMT-ja vepron kundër atëherë banorëve i lind e drejta për grevë urie, proces gjyqësor deri në Hagë," tha Guri.

Banorët kërkojnë ndërprerjen e punimeve, dhe rehabilitimin e zonës nga disa ndërhyrjet që janë bërë.

"Ndërprerja e punimeve në zonën e mbrojtur si dhe të rehabilitojnë zonën atje ku e kanë dëmtuar dhe ta kthejnë në gjendjen e mëparshme, të mbjellin përsëri bimësinë siç ishte," thotë banori.

"Kërkojmë që këta të bëjnë drejtësi," thotë një tjetër.

Disa ditë më parë ndërtimi i ri i ujësjellësit solli edhe përplasje të qytetarëve të Sinecit me ata të zonave të tjera që e mbështesin këtë projekt.

Ujësjellësi i Sinecit/ Banorët tërhiqen nga procesi